Humbja me Cityn/ Trajneri i Dortmundit e pranon: Jemi larg nivelit të elitës europiane

Humbja e qartë ndaj Manchester Cityt ka nxjerr në pah kufizimet aktuale të Borusia Dortmund.

Trajneri Niko Kovaç shpreson që kjo të ndryshojë. Humbja 1-4 tregoi qartë për BVB se, pavarësisht stabilizimit në muajt e fundit dhe një nisjeje të mirë në Ligën e Kampionëve, maja e futbollit evropian është ende një hap i madh larg.

Ndeshja ishte praktikisht e mbyllur në minutën e 57-të kur Fil Foden shënoi golin vendimtar 3-0, edhe pse Dortmund shënoi një gol në fazat e fundit.

Kjo për shkak se vendasit lehtësuan ritmin, u tërhoqën më thellë dhe u bënë më pasiv.

Trajneri Kovaç beson se kjo është kryesisht çështje e cilësisë individuale.

“Dallimi ishte niveli i lartë i cilësisë. Ata luajtën pasimet e tyre shumë më pastër.

Ne gjithashtu luajtëm pasimet e duhura, por ishin të çrregullta, pasime të ulëta.

Ne jemi një ekip shumë i mirë në Bundesligë, ishim ndër tetë ekipet e fundit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por City përfaqëson cilësi të klasit botëror, ne ende nuk kemi arritur atë nivel.

Duhet të jemi të sinqertë për këtë”, deklaroi tekniku i Dortmundit.