Kategoria Superiore/ Flamurtari, fitore mbijetese me Bylisin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 20:15
Flamurtari ka mposhtur Bylisin në Vlorë në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.
Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Maksuti i cili tundi rrjetën për herë të tretë në këto javë.
Madje ishte ai që i kishte shënuar dygolësh Bylisit në Ballsh. Futbollisti kthehet kështu në makthin e skuadrës së Josës.
Me këtë fitore, Flamurtari shkon në kuotën e 8 pikëve, por mbetet në vendin e 9-të ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.
