Izraeli bllokon vijën kufitare me Egjiptin për të ndaluar kontrabandën e armëve

Izraeli shpalli sot një zonë të ndaluar përgjatë kufirit të tij me Egjiptin për të ndaluar kontrabandën e armëve në shkallë të gjerë me anë të dronëve.

“Urdhrat për të hapur zjarr do të ndryshohen në përputhje me rrethanat”, sipas një deklarate të ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz.

Sipas deklaratës është rënë dakord me kreun e inteligjencës së brendshme “Shin Bet”, David Zini, për ta përcaktuar kontrabandën e armëve duke përdorur dronë si një kërcënim terrorist.

“Ne do të shpallim luftë – kushdo që hyn në zonën e ndaluar do të goditet”, tha Katz. “Urdhri për të hapur zjarr do të zbatohej si për operatorët e dronëve ashtu edhe për kontrabandistët”, tha ai.

“Kontrabanda e armëve me anë të dronëve është pjesë e Luftës së Gazës, synon armatosjen e armiqve tanë dhe duhet të merren të gjitha masat për ta ndaluar atë”, tha Katz.

“Kontrabandistët duhej të kuptonin se rregullat kishin ndryshuar dhe se do të paguanin një çmim shumë të lartë nëse nuk do të ndërprisnin aktivitetet e tyre”, tha Katz.

Media izraelite raportoi trafikim në shkallë të gjerë të armëve dhe dronëve përgjatë kufirit me Egjiptin. Sipas raportimeve të medias, armët janë të destinuara për bandat kriminale në Izrael, por shpesh përfundojnë në Rripin e Gazës.

Egjipti, në të kaluarën ka mohuar raportimet për kontrabandë armësh përgjatë kufirit të saj me Izraelin.