FOTO/ Dalin PAMJET e frikshme nga dëmtimi i rëndë që pësoi Hakimi

Ndeshja spektakolare e Champions League mes PSG dhe Bayern Munich u mbyll me tension dhe ankth në minutat e fundit.

Heroi i pjesës së parë, Luis Díaz, autor i një dopiete në “Parc des Princes”, u kthye në protagonist negativ në kohën shtesë (pj.1) pas një ndërhyrjeje të frikshme ndaj Achraf Hakimit.

Në një dyluftim për topin, Díaz hyri ashpër ndaj mbrojtësi maroken, i cili mbeti i shtrirë në fushë duke ulëritur nga dhimbja.

Publiku francez u ngrit në këmbë në heshtje, teksa kyçi i majtë i këmbës së Hakimit u përkul në mënyrë të tmerrshme.

FOTO/ Dalin PAMJET e frikshme nga dëmtimi i rëndë që

Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, por lojtari i PSG-së nuk mundi të vazhdonte lojën dhe u largua nga fusha mes lotësh.

Pas rishikimit të episodit, arbitri i ndeshjes nuk pati dyshime: karton i kuq direkt për Díaz.

Sipas raporteve të para mjekësore, Hakimi ka pësuar një ndrydhje të rëndë të kyçit dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme në orët e ardhshme për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

FOTO/ Dalin PAMJET e frikshme nga dëmtimi i rëndë që

Ai është parë duke lënë stadiumin me paterica dhe një mbajtëse në këmbën e majtë, ndërsa te PSG ka rënë alarm për mungesë të gjatë.