Historike! Max Dowman bëhet lojtari më i ri që ka luajtur në Ligën e Kampionëve...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 13:58
Historia u rishkrua këtë të martë. Vetëm 15 vjeç e 308 ditë, Max Dowman u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i ri i Arsenalit hyri në fushë në minutën e 72-të të ndeshjes kundër Slavia Pragës, në raundin e 4-t të fazës së ligës, dhe theu rekordin që i përkiste Youssoufa Moukoko që nga viti 2020, kur debutoi në Ligën e Kampionëve kundër Zenit. Në atë kohë, anësori ishte 16 vjeç e 18 ditë.
Momenti historik i Max Dowman u festua në rrjetet sociale të Arsenalit…
