Pas akuzave për ngacmim reagon David Harbour
Aktorja britanike Millie Bobby Broën ka ngritur një padi për ngacmim dhe bullizëm ndaj kolegut të saj në serialin e njohur “Stranger Things”, David Harbour. Lajmi është bërë publik nga mediat britanike, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Sipas burimeve të “Daily Mail”, padia është paraqitur pak para fillimit të xhirimeve të sezonit të pestë dhe të fundit të serialit, pas një sërë incidentesh të pretenduara mes dy aktorëve gjatë punës.
David Harbour, i cili luan rolin e oficerit Jim Hopper, ka reaguar duke sqaruar se nuk kishte kurrë qëllim të sillte shqetësim apo lëndim ndaj bashkëylles së tij. Ai theksoi se gjithmonë e ka parë Broën si një person shumë të veçantë, me të cilën kishte ndërtuar një raport të ngushtë gjatë viteve të xhirimeve. “Unë jam mbrojtës ndaj saj dhe gjithmonë jam përpjekur ta mbështes, jo ta dëmtoj,” është shprehur aktori në një deklaratë për mediat.
Në intervista të mëparshme, Harbour kishte folur me emocion për marrëdhënien e tij me Broën, të cilën e kishte takuar për herë të parë kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Ai e kishte përshkruar lidhjen e tyre si “atërore” dhe të mbushur me kujdes e respekt. Por raportet më të fundit sugjerojnë se marrëdhënia mes dyshes është ftohur në vitet e fundit, duke çuar në tensione gjatë përgatitjeve për sezonin final të serialit.
Sipas burimeve të afërta me produksionin, raporti i paraqitur nga Brown përmbante një numër të madh ankesash dhe çështjesh të dokumentuara, të cilat janë nën hetim nga ekipi ligjor i Netflix. Ndërkohë, David Harbour ka kërkuar mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se beson në transparencë dhe se shpreson që hetimet të zbardhin të vërtetën e ngjarjes.

