Dua Lipa zyrtarisht në industrinë e bukurisë! Këngëtarja shqiptare lançon markën e saj të bukurisë DUA

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka lançuar zyrtarisht markën e saj të kujdesit për lëkurën, e quajtur Dua në bashkëpunim me markën prestigjioze Augustinus Bader.

Linja e re bazohet në kërkime shkencore të avancuara dhe synon të ofrojë produkte cilësore për kujdesin e përditshëm të lëkurës. Projekti është rezultat i më shumë se tre viteve bashkëpunim mes Lipës dhe ekspertëve të markës gjermane.

Linja DUA përfshin një sërë produktesh thelbësore për rutinën ditore të bukurisë mes të cilave spikasin  Balancing Cream Cleaner, Supercharged Gloë Complex dhe Renewal Cream.

Të gjitha produkte janë formuluar me kompleksin inovativ TFC5 një version i përmirësuar i formulës karakteriatike të Augustinus Bader i cili njihet për vetitë e tij rigjeneruese dhe anti-plakje.

Dua Lipa zyrtarisht në industrinë e bukurisë!

Teknologjia mbi të cilën është ndërtuar linja e re ka origjinën nga kërkimet e Bader në trajtimin e viktimave të djegies.

Ky kompleks nxit qelizat staminale të rigjenerojnë indin e dëmtuar duke kontribuar në strukturën dhe elasticitetin e lëkurës. Aplikimi i kësaj teknologjie në produkte kozmetike ka qenë faktori kyc i suksesit global të markës.

Në linjën DUA version TFC5 është zhvilluar posaçërisht për një moshë të re nga 18-35 vjeç. Me përmbajtjen e tij ai ndihmon gjithashtu edhe në mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme duke trajtuar njëkohësisht problem si njollat shenjat e akneve dhe yndyrën e tepërt.

Me këtë lancim Dua Lipa shënon hyrjen e saj të suksesshme në industrinë e bukurisë duke sjell një linjë që ndërthur shkencën me elegancën.