PAMJET/ AAPSK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me agjencinë homologe të Bosnje-Hercegovinës

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), përfaqësuar nga Kryeadministratorja e saj, znj. Risena Xhaja, ka nënshkruar në Tiranë Memorandumin e Partneritetit dhe Bashkëpunimit me Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës (FAZUOI), e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, z. Emir Bašić.

Ky memorandum, që vjen në vazhdën e marrëveshjes së nënshkruar më herët me Agjencinë për Rikuperimin dhe Menaxhimin e Pasurive (ARMA) të Ukrainës, përbën një tjetër hap të rëndësishëm në rrjetëzimin rajonal dhe ndërkombëtar të institucioneve përgjegjëse për administrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Ai forcon bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e administrimit dhe përdorimit social të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, duke krijuar bazën për projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash, trajnime dhe nisma të përbashkëta ndërgjegjësuese.

PAMJET/ AAPSK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me agjencinë

Nëpërmjet këtij dokumenti, palët angazhohen të zhvillojnë veprimtari të përbashkëta kërkimore, arsimore dhe praktike, të nxisin shkëmbimin e informacionit, si dhe të ndërtojnë platforma të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e menaxhimit të pasurive, në përputhje me standardet më të mira evropiane.

PAMJET/ AAPSK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me agjencinë

Pas nënshkrimit të Memorandumit, Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi se “kjo marrëveshje konsolidon rolin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në rrjetin evropian dhe rajonal të institucioneve që luftojnë krimin e organizuar, përmes administrimit transparent dhe me përgjegjësi të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.”

PAMJET/ AAPSK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me agjencinë

Nga ana e tij, drejtori i FAZUOI, z. Emir Bašić, vlerësoi bashkëpunimin me AAPSK si një hap të rëndësishëm për ndërtimin e një fronti të përbashkët institucional kundër pasurimit të paligjshëm, duke theksuar rëndësinë e ndarjes së përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet vendeve të rajonit.

Nënshkrimi i këtij memorandumi vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të AAPSK për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të avancuar integrimin e Shqipërisë në rrjetet evropiane të menaxhimit të pasurive, në mbështetje të parimeve të sundimit të ligjit dhe transparencës.