Kofsha: Pas medaljeve unë theva edhe katër rekorde europiane që nuk ishin thyer ndonjëherë

Peshëngritësi, Ertjan Kofsha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se pas medaljeve ka thyer edhe katër rekorde europiane.

Kofsha: Ishin emocione shumë të mëdha.

Pas medaljeve unë theva edhe katër rekorde europiane që nuk ishin thyer ndonjëherë.

Rekorde për meshkujt.

Gjitashtu ishin medaljet e mia të fundit për moshat U-20.

Kam fituar dikur tek 6 medalje në vit.

Për 4-5 vite mund të kem fituar 15 medalje.

Patjetër i prisja.

Ishte një konkurencë e madhe.