SHFAJËSOHET SHOQATA/ Operatorët: Rritja e kostove na detyroi të shtrenjtojmë biletën urbanit në Kamëz
Prej 1 nëntorit bileta e autobusit Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë kushton 50 leke. Ata që vuajnë kostot e këtij vendimi janë qytetarët, por për shoqatën e transportit Urban dhe Ndërqytetës kjo rritje ishte e paevitueshme për shkak të faturave të shtuara, por edhe mungesë me subvencione nga Bashkia e Kamzës.
Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë kanë paguar 50 lekë për biletë, nga 40 që ka qenë para kësaj date.
Rritje kanë pësuar edhe abonetë mujore me 200 lekë
Sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj,rritja e çmimit ishte e domosdoshme për të përballuar shtimin e kostove të mirëmbajtjes dhe të karburantit, në mungesë të subvencioneve shtetërore.
Ndërsa operatorët flasin për nevojë ekonomike, qytetarët nga ana tjetër kërkojnë më shumë cilësi dhe orare më të rregullta, nëse do të paguajnë më shumë.
Rritja e çmimit, si gjithmonë, reflektohet në xhepat e qytetarëve të cilët përveç rritjes së çmimeve të ndryshme së fundi do të duhet të përballen dhe me rritje të çmimit të transportit.
