Shembja e kullës antike pranë Koloseut në Romë, ndërron jetë punëtori që mbeti nën rrënoja
Një kullë mesjetare në zemër të kryeqytetit të Italisë, është shembur pjesërisht të hënën, gjatë punimeve për rinovimin e strukturës, duke plagosur rëndë të paktën një punëtor. Në momentin e shembjes në kullë po punonin 11 punëtorët dhe njëri prej tyre, 66-vjeçari rumun Octay Stroici, mbeti nën rrënoja për gati 11 orë.
Fatkeqësisht, punëtori 66-vjeçar humbi jetën rrugës për në spital, pasi u bllokua 11 orë nën rrënoja. Torre dei Conti u ndërtua në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III si një vendbanim për familjen e tij. Ndërsa tre të tjerë, të bllokuar nën skela dhe rrënoja, u shpëtuan nga zjarrfikësit duke përdorur shkallë.
Kulla ishte dëmtuar në një tërmet të vitit 1349 dhe kishte pësuar shembje të mëvonshme në shekullin e 17-të. Mediat italiane raportojnë se në vendngjarje ishin si kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, ashtu edhe ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli.
