Ndërron jetë një person, shkaktar qeni që u tremb nga fishekzjarret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 21:51
Incidenti ndodhi të dielën pasdite (02/11), në Rogit, një fshat i vogël në juglindje të Uellsit, në Britaninë e Madhe.
Foshnja, e cila sipas DailyMail, ishte në shtëpinë e një të afërmi me prindërit e tij, u gjet e plagosur rëndë pas sulmit. Pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje menjëherë pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës.
Policia tha se qeni mund të jetë trembur nga fishekzjarrët në zonë dhe ka sulmuar foshnjën. Policia e ka sekuestruar qenin dhe po heton nëse është një racë e ndaluar në Uells.
Të hënën pasdite (11/03), autoritetet konfirmuan se qeni ishte eutanizuar.
