Kadriu: Eurobarometri EFSA, një mjet i rëndësishëm për të kuptuar perceptimin e konsumatorit
I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Drejtori i Shëndetit Publik, Flamur Kadriu, vlerësoi rëndësinë e Eurobarometrit të EFSA-s, duke theksuar se ai ofron të dhëna të vlefshme mbi mënyrën se si konsumatorët e perceptojnë punën e autoriteteve dhe industrinë ushqimore në lidhje me sigurinë e ushqimit.
" Barometrin e shoh si një mjet jashtëzakonisht të rëndësishëm që ne si autoritet, sidomos autoritetet që zbatojnë rregullat për sigurinë e ushqimit, ne shohim sesi konsumatori na sheh ne si autoritet dhe si e sheh industrinë ushqimore në përgjithësi.
Pyetjet janë të dizajnuara që të marrin shumë informata nga konsumatori dhe me thënë të drejtën do tëduhet që vetëne autoritetet ta bëjmë një sondazh të tillë, por ja që EFSA është kujdesur për këtë punë dhe na ka dhënë informata të mjaftueshme të shohim se me çfarë syri na sheh konsumatori edhe neve si autoritet që zbatojmë rregullat por edhe industria si industri ushqimore sesi qëndron para konsumatorit", u shpreh Kadriu.
