Eurobarometri i EFSA, Shqipëri & Kosovë/ Dibrani: Konsumatori kosovar po afrohet me standardet e BE-së

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Alert” në “Ora News”, Koordinatorja e EFSA-s në Kosovë, Yllka Dibrani, u shpreh se rezultatet e Eurobarometrit tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në vetëdijen e konsumatorëve kosovarë dhe afrimin e tyre me bindjet dhe standardet e Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë ushqimore.

" Përsa i përket Kosovës, është viti i dytë që po bëhet Eurobarometri. Është bërë një herë në vitin 2022 dhe tashmë në vitin 2025.

Shikohet që është një rritje që është mjaft e kënaqshme për Kosovën që paraqet goxha vlera të njëjta me BE-në, kështu që konsumatori kosovarë është duke shkuar drejt bindjeve të BE-së dhe është duke u ngritur vetëdija e konsumatorit shqiptar lidhur me sigurinë ushqimore", u shpreh ndër të tera Dibrani.