Tragjedi në Kupën e Gjermanisë/ Rrëzohet dhe humb jetën një tifoz i Leipzig-ut!...
Tragjedia ndodhi vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes së Kupës së Gjermanisë midis Leipzig dhe Energie Cottbus të divizionit të tretë: një tifoz u rrëzua ndërsa hynte në stadium dhe vdiq pak më vonë në spital.
Lajmi u përhap në minutat e para të ndeshjes dhe arriti te lojtarët në pushimin e pjesës së parë: "Fatkeqësisht, një nga tifozët tanë u rrëzua ndërsa hynte në stadium. Sapo morëm lajmin e trishtueshëm se tifozi në fjalë i RB Leipzig ka vdekur në spital.
Për këtë arsye, dhe nga respekti për familjen e tij, ne do të minimizojmë transmetimin tonë të drejtpërdrejtë nga Cottbus. Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj, por në kohë si këto, futbolli kalon në plan të dytë. Klubi dëshiron t'i shprehë ngushëllimet e tij më të thella familjes."
Lojtarët e Leipzig (të cilët fituan 4-1) shkuan në Curva për të shprehur ngushëllimet e tyre ndaj tifozit të ndjerë në fund të ndeshjes: "Ne fituam, por mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e të ndjerit", tha kapiteni i Leipzig, David Raum.
