''Kolltuku''/ Kita: Hera e parë që kam një rol protagonisteje në një film, përgjegjësia shumë e madhe

Aktorja, Zamira Kita në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ishte hera e parë kishte një rol protagonisteje në filmin ‘’Kolltuku’’ dhe se ishte një përgjegjësi shumë e madhe.

Kita: Është shumë kënaqësi sepse e ndjeva dhe mora gjithë satisfaksionin e puëns, të xhirimeve.

Në premierën e filmit në Tiranë ku shumë miq, kolegë, artistë, regjisorë të njohur ishin të pranishëm dhe urimet e tyre sigurisht që marrin tjetër vlerë në një ditë të tillë.

Unë jam shumë e kënaqur që kam qenë pjesë e këtij filmi në rolin e protagonist.

Është hera e parë që unë kam një rol protagonisteje në një film.

Sigurisht që përgjegjësia ishte shumë e madhe.

Aq më tepër që personazhi ishte një personazh shuëm interesant.