Fraktura 2025 ''Shtëpia me Gjethe''/ Isufi: Ekspozita është frymë, qëndrim dhe aktivizëm

Artisti, Ardian Isufi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ekspozita Fraktura 2025 në ‘Shtëpinë me Gjethe’ është frymë, qëndrim dhe aktivizëm.

Isufi: Së bashku me Elton Koritarin është viti i dytë që ne kemi iniciuar një nismë që do vazhdojë.

Fraktura është frymë, është qëndrim.

Është aktivizëm dhe nga Spaçi që së bashku me Fatos Lubonjën një vit më parë kemi realizuar atje Frakturën duke sjellë jo vetëm një ekspozitë si ndërhyrje artistike.

Në fakt nuk janë ekspozita në kuptimin e thatë të fjalës por janë të ndërhyrje artistike që ne i bëjmë në kuptimin side specific në një hapësirë të caktuar.

Që ka një peshë historike. Që ka një peshë mbi politikën.

Që ka një sens reflektimi që është shumë e rëndësishme kjo.

Dhe pas Spaçit sot me mundësinë që na u dha tek ‘Shtëpia me Gjethe’ që edhe aty padyshim ka një histori shumë interesante.