FOTO-ALBUMI/ “Mbi kaltërsinë e detit” - Festivali i valles tradicionale të fëmijëve

Shoqata kulturore e grave minoritare të Sarandës “Rodhon to Amarandon” organizoi festivalin për fëmijë “Mbi kaltërsinë e detit”.

FOTO-ALBUMI/ “Mbi kaltërsinë e detit” - Festivali i valles

Ky ishte edicioni i dytë i këtij festivali tradicional, që mblodhi së bashku grupe valltarësh nga Janina, Igumenica, Korfuzi, Gjirokastra dhe Saranda, të cilët sollën në skenë valle popullore, duke përcjellë me pasion trashëgiminë kulturore të rajonit.

Aktiviteti kulturor u zhvillua në shëtitoren e Sarandës, ku performuan edhe grupe artistike të fëmijëve nga minoriteti grek në Shqipëri, grupi i fëmijëve të shkollës së Dërmishit, grupi folklorik i të rinjve të Sarandës, grupi folklorik i Libohovës, dhe grupi i Derviçanit.

FOTO-ALBUMI/ “Mbi kaltërsinë e detit” - Festivali i valles

Fëmijët, me kostumet e tyre shumëngjyrëshe dhe lëvizjet e sinkronizuara, krijuan një atmosferë festive që emocionoi publikun.

Kostumet e shumta popullore, larmia e ngjyrave që mbartën fëmijët, dhanë mesazhin e bashkëpunimit me të rinjtë brenda dhe jashtë vendit dhe se arti dhe kultura nuk njohin kufij.