MITAJ “NDËSHKON” RONALDON/ Mbrojtësi shqiptar asiston në golin e fitores së Al Ittihad
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Marjo Mitaj la gjurmë në ndeshjen kundër skuadrës së Ronaldos në Arabi duke asistuar në golin e fitores.
Marjo Mitaj ishte ndër më të mirët e skuadrës së tij Al Ittihad duke asistuar në golin e fitores ndaj skuadrës së Kristiano Ronaldos.
Mitaj pa lëvizjen e sulmuesit për të shërbyer në mënyrë perfekte drejt zonës në kohën kur rezultati ishte 1-1.
Në këtë mënyrë pritja e Cristiano Ronaldos për një trofe në Arabinë Saudite vazhdoi, ndërsa Al Nassr humbi 1-2 kundër Al Ittihad në ndeshjen e raundit të 1/8-ave të Kupës së Mbretit të martën.
Kjo ishte hera e 13 që ylli portugez e ka humbur që kur iu bashkua skuadrës në vitin 2023.
Ish-shoku i skuadrës së Ronaldos te Real Madridi, Karim Benzema, hapi serinë e golave për mysafirët në minutën e 15-të pas një sulmi.
Moussa Diaby ishte në qendër të kundërsulmeve dhe e gjeti Benzeman në hapësirë brenda zonës, përpara se sulmuesi ta çonte topin në këndin e poshtëm të majtë për të kaluar në epërsi.
Al Nassr barazoi rezultatin në gjysmë ore me anë të Angelo Gabriel, i cili u hodh pas një topi të lirë brenda zonës së kundërshtarëve pasi ata nuk arritën të largonin siç duhet një krosim nga Ronaldo. Braziliani 20-vjeçar preku topin dhe e dërgoi në rrjetë.
Megjithatë, Ittihad e riktheu epërsinë në fund të pjesës së parë pasi Houssem Aouar vrapoi drejt një topi të kalibruar në mënyrë perfekte nga Mario Mitaj.
Al Nassr dominoi ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk mundi të gjente një rrugë përtej mbrojtjes së Ittihad.

