PAMJET/ Ishte i dehur në timon dhe përplasi për vd*kje 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, arrestohet drejtuesi i 'Porsche'-s në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin e makinës tip ‘Porsche’, i cili përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar.

Sipas informacioneve, mësohet se i mituri u aksidentuar momentin teksa kthehej nga puna.

NJOFTIMI

DVP Vlorë- Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.