Real Madridi nuk do të luajë në Bernabeu për më shumë se një muaj…
Fitorja e ‘El Clasicos’ jo vetëm që ia ngriti moralin Real Madridit, por gjithashtu e rriti epërsinë e tyre në krye të LaLigas në pesë pikë. Ndërkohë që ata kanë vetëm fitore në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.
Megjithatë, muaji tjetër sjell një sfidë të re për Shtëpinë e Bardhë: pesë ndeshje radhazi jashtë fushe.
Të shtunën e ardhshme, të bardhët do të luajnë përsëri në shtëpi dhe do të presin Valencian për raundin e 11-të të LaLigas. Më pas nis histori tjetër…
Por pastaj ata kanë tre ndeshje në La Liga dhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve jashtë fushës.
E gjitha do të fillojë me një vizitë në Liverpool në Anfield (4 nëntor), e ndjekur nga dy udhëtime në klubet fqinje, Rayo Vallecano (9 nëntor) dhe Elche (23 nëntor). Ndërkohë, do të ketë një pushim për ndeshjet ndërkombëtare.
Cikli vazhdon me një udhëtim në Athinë për t'u përballur me Olympiakosin (26 nëntor) dhe përfundon me një udhëtim në Katalonjë për t'u përballur me Gironën (30 nëntor).
Real Madridi kthehet më pas në Santiago Bernabéu më 7 dhjetor për përballjen kundër Celta Vigos. Kësisoj, lojtarët e Xabi Alonsos nuk do të luajnë në shtëpi për 37 ditë.
