Festohet dita e të vdekurve, parada me skeleta hap javën festive në Meksikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 16:44
Meksika ka nisur celebrimet për Ditën e të Vdekurve. Bulevardi kryesor i Meksiko City u transformua në një spektakël me skeletë që ecin, ndërsa qindra pjesëmarrës u veshën si “La Katrina” duke bërë paradë në kryeqytet.
Pjesëmarrësit pikturuan fytyrat e tyre dhe qepën kostume të detajuara për të portretizuar karakterin ikonik meksikan, në një prej eventeve vjetore më të mëdha të atij shteti.
Parada është një nga festat e shumta që mbahen në mbarë Meksikën për Ditën e të Vdekurve, një traditë pre-Hispanike, në të cilën nderohen ata që kanë vdekur dhe celebrohet vazhdimi i jetës.