Indi-Kinë rifillojnë fluturimet direkte! 5 vite pas tensioneve kufitare, dy vendet afrohen përmes ajrit

Pas pesë vitesh ndërprerjeje, India dhe Kina kanë rikthyer fluturimet direkte, një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe lehtësimin e udhëtimeve ndërmjet dy ekonomive më të mëdha të Azisë.

Fluturimet direkte midis Indisë dhe Kinës janë rikthyer pas më shumë se 5 vitesh, duke shënuar një hap të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve.

Të hënën nisi fluturimi i parë direkt, i cili u ul në qytetin jugor kinez Guangzhou, duke transportuar rreth 180 pasagjerë nga Kolkata e Indisë. Rifillimi i fluturimeve vjen pas disa muajsh përpjekje diplomatike për të zbutur tensionet që u përshkallëzuan pas përplasjes vdekjeprurëse në kufirin e Himalajeve në 2020 gjatë pandemisë.

Vitet e fundit India dhe Kina kanë punuar për të rindërtuar besimin duke arritur më herët edhe një marrëveshje mbi patrullat kufitare. Ndërsa qeveria Indiane tha se fluturimet direkte do të ndihmojnë në lehtësimin e kontakteve njerëz me njerëz dhe do të mbështesin normalizimin gradual të shkëmbimeve dy palëve.

Në shenjë të përmirësimit të marrëdhënieve kryeministri Indian Narendra Modi vizitoi Kinën në gusht për herë të parë në 7 vjet, ku u takua me presidentit kinez Xi Jinping gjatë samitit të organizatës të samitit të bashkëpunimit të Shangait.

Ndërsa rreth dy muaj më parë në korrik India bëri të mundur edhe lëshimin e vizave për turistët kinezë në muajin korrik. Rikthimi i fluturimeve direkte është pritur me entuziazëm nga udhëtarët dhe bizneset.

Në aeroportin e Kalkutës në Indi, stafi ndezi llamba tradicionale vajzi për të shënuar momentin, ndërsa pasagjerët theksuan se fluturimet direkte do të shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis dy vendeve.

Ndërkohë kompania China Eastern Airlines ka njoftuar se do të nisë fluturimet midis Shangait dhe Delhit më 9 nëntor.