Vrasja për një kafe në Manëz, detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për 4 të arrestuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 15:51
Kanë dalë para Gjykatës së Durrësit katër personat që ndodheshin në lokalin ku u vra 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti, pas konfliktit për një kafe.
Gjykata ka vendosur për të katër të arrestuarit masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit.”
Personat që janë vënë në pranga janë Erald Cani, Ergi Kadiu dhe vëllezërit Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Kujtojmë se në kërkim është shpallur Daniel Pepa, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit, pasi ky i fundit kishte qëlluar më parë mikun e tij, Aranit Kurtin.
