Duke ecur dorë për dore, Katy Perry dhe Justin Trudeau bëjnë daljen e tyre të parë publike si çift

Katy Perry dhe Justin Trudeau bënë paraqitjen e tyre të parë publike si çift, duke ecur dorë për dore në Paris.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, dyshja u fotografuan së bashku duke konfirmuar thashethemet që qarkullonin prej muajsh për lidhjen e tyre.

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez morën pjesë në një kabare në Crazy Horse Paris për të festuar ditëlindjen e saj, sipas “TMZ”.

Në një video të postuar nga e njëjta media, çifti shihen duke dalë nga teatri, të kapur për dore dhe të buzëqeshur. Katy Perry zgjodhi një fustan të kuq për mbrëmjen, ndërsa Trudeau u shfaq me një kostum të zi.

 

Thashethemet për lidhjen e tyre filluan gjatë verës, kur ata u panë së bashku në një takim në Montreal të Kanadasë.

Në atë kohë, Perry ishte ndarë së fundmi nga ish-i fejuari i saj, Orlando Bloom, në qershor, ndërsa Trudeau kishte njoftuar tashmë ndarjen e tij nga ish-gruaja e tij, Sophie Gregoire, pas 18 vitesh martesë, në vitin 2023.