FOTO/ Brenda dasmës së motrës së Bella dhe Gigi Hadid, modelet nuk i mbajnë dot lotët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 21:04
Motra e modeleve të njohura Gigi dhe Bella Hadid, Alanna Hadid, është martuar me partnerin e saj, Ross Williams.
Ceremonia u mbajt në rezidencën e babait të saj, Mohamed Hadid, në Los Angeles.
Dasma u karakterizua nga emocione të forta, ku Gigi dhe Bella, të cilat kishin marrë rolin e shoqërueseve të nuses, nuk i kanë përmbajtur lotët.
Dy motrat ishin veshur me fustane identike, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.
Edhe pse pjesë e një prej familjeve më të njohura në Shtetet e Bashkuara, Alanna Hadid ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike që kanë motrat dhe vëllai i saj.

Në vend të famës, ajo ka zgjedhur të përqendrohet në karrierën e saj si biznesmene, duke ndërtuar identitetin profesional përtej mbiemrit të njohur Hadid.

