Enzo Fernandez në trekëndësh dashurie mes Valentina Cervantes dhe Wanda Nara-s

Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernandez duket se është i përfshirë në një trekëndësh dashurie që sheh si protagoniste të dashurën e tij prej shumë kohësh, Valentina Cervante me të cilën është ribashkuar pas një periudhe ndarjeje dhe…Wanda Narën, ish bashkëshorten e Mauro Icardit.

Këto zëra po qarkullojnë në Argjentinë, që kur Cervantes u bë protagoniste në Celebrity MasterChef në versionin Amerikanolatin, një program ku moderatore është pikërisht Wanda Nara.

Enzo Fernandez në trekëndësh dashurie mes Valentina Cervantes dhe

Gazetari Santiago Sposato pohon se Wanda Nara i dërgoi një mesazh Enzo Fernandez ku shkruhej: ‘Të pashë vërdallë nëpër lagje, shkruamë nëse do’.

Enzo Fernandez në trekëndësh dashurie mes Valentina Cervantes dhe

Futbollisti nga ana e tij informoi të dashurën e tij për mesazhin që sapo i kishte ardhur, por Valentina Cervantes e mohoi se ishte në dijeni të këtij mesazhi apo ndonjë ndërveprimi mes të dashurit të saj dhe showgirl argjentinase.