Kategoria Superiore/ Partizani barazon me Egnatian, Teuta zhyt në fundin e tabelës Flamurtarin

Partizani ka dhënë një tjetër sinjal ringjalljeje, teksa ka ndalur Egnatian pretendente me një barazim pa gola në kryeqytet.

Në një sfidë shumë të luftuar, vëmendja e të kuqve ishte të mos pësonin dhe të kundërsulmonin, duke bërë që ndeshja të kishte pak raste për shënim.

Sidomos në pjesën e parë, ku dëmtimet e Bintsuka dhe Sembene ndryshuan plotësisht planet e Kërnajës.

Në të dytën, loja ishte më e hapur dhe kishte raste për skuadrat, por asnjëra nuk ia doli të gjente rrjetën.

Në fund kishte pak kaos dhe një të kuq për Gudjufin, duke bërë që Partizani ta mbyllte me 10 futbollistë këtë sfidë, por me një pikë të artë të marrë përballë një ekipi pretendent.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Teuta ka mposhtur Flamurtarin me shifrat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 8-të të Superiores. 

Ndeshja u zhbllokua me supergolin e Gomes në minutën e 17-të dhe në të 29-ën, Arifi i dyfishoi shifrat falë një gabimi të Ramanit.

Në minutat shtesë të pjesës së parë u realizuan dy gola, nga Trashi për Flamurtarin dhe Boçi për Teutën.

Kështu pjesa e parë dhuroi emocione të mëdha dhe foli totalisht për durrsakët.

Në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi për vendasit pasi Zhongo doli me të kuq duke i prishur planet Dobit.

Në të 57’ Bolzan gjeti një gol të bukur për të shkurtuar diferencën, por nuk mjaftoi për vlonjatët të cilën zhyten edhe më thellë në vendin e fundit.

Ndërsa Teuta rikthehet kështu te fitorja dhe ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë.