EMRAT/ U kapën me 250 kilogramë kokainë në kamion, FBI-ja angleze ngre akuza ndaj tre shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 19:27
Tre shqiptarë janë arrestuar në Angli, pasi iu gjetën 250 kg kokainë në një kamion.
Ata janë arrestuar nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narrkotike.
Tre shqiptarët Njazmir Ograbati 32 vjeç, Hajri Kapo 35 vjeç, dhe Genti Tota 32 vjeç, janë akuzuar për furnizim me drogë të Klasit A.
Mediat e huaja shkruajnë se ata janë arrestuar javën e kaluar, pasi u kapën 250 kg kokainë, e cila arrin vlerën 17 milionë paund.
Ata mbeten në paraburgim dhe po merren në pyetje me dyshimin për furnizim me drogë të Klasit A.
Seanca e radhës ndaj tyre do të mbahet më 14 nëntor, në Gjykatën e Kurorës në Maidstone.
