Bisedime për të gjetur zgjidhje/ Çipa: Ukraina ka nevojë për mbështetje politike dhe ushtarake

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për mbështetje të shtuar politike, ushtarake dhe për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë, përballë agresionit të intensifikuar.

" Ajo çfarë është e qartë është se Ukraina ka nevojë për mbështetje politike por edhe mbështetje me armatime sikurse e ka bërë të qartë zoti Zelensky në mënyrë të përsëritur përgjatë muajve të fundit, për shkak se Rusia jo vetëm që nuk ka ndaluar agresionin ndaj Ukrainës por itensifikuar atë.

Terrori që shkaktohet ndaj popullsisë në Kiev, por edhe ne qendra të tjera të mëdha të populluara nga shtetasit Ukrainas.

Për fat të keq, mendoj se deri më sot ajo që ka qenë veprim nga perëndimi ka qenë një inkrimintalizmi në raport me mbështetjen për Ukrainën, qoftë për mbështetjen ushtarake, qoftë dhe për sanksionet që janë vendosur ndaj Rusisë. 

Sanksionet ndaj rusisë mund të shtohen për të patur ndikim", u shpreh Çipa.