Shqipëria në sytë e Eugene Pittard/ Koritari: Ka sjellë një Shqipëri dinjitoze

Kuratori i artit, Elton Koritari i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ekspozita ‘Shqipëria në sytë e Eugene Pittard’ ka sjellë një Shqipëri dinjitoze.

Koritari: E para ka sjellë një Shqipëri në kushtet që ka qenë Shqipëria por një Shqipëri dinjitoze.

Nuk e vë njeri në diskutim faktin sidomos në 1921 ka qenë një vit shumë i brishtë.

Pothuajse menjëherë pas luftës së parë botërore, largimi i princ Vidit, një shtet i sapo krijuar dhe situata ishte ajo që ishte.

Megjithatë Pittard duke fotografuar në një farë mënyre realitetin siç e shikonte pa i vënë njerëzit në pozë, na ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kuptimin e konditave njerëzore të atij momenti dhe një Shqipëri dinjitoze.

Më vjen mirë ta them këtë.