Dita Ndërkombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror

Në çdo çast, qielli është i mbushur me mijëra fluturime, dhe është detyra e kontrollorëve të trafikut ajror të sigurojnë që çdo avion të udhëtojë në rrugën e tij, i sigurt, drejt destinacionit.

Me një koordinim të përsosur dhe një vigjilencë të pandërprerë, janë ata që mbajnë në kontroll hapësirën ajrore, duke garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të aviacionit global.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Autoriteti i Aviacionit Civil nderon përkushtimin dhe profesionalizmin e këtyre individëve, të cilët, përmes vigjilencës dhe koordinimit të saktë, mundësojnë fluturimin e sigurt dhe të besueshëm të miliona pasagjerëve në çdo cep të botës.

Dita Ndërkombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror

TIA mbetet porta kryesore ajrore që lidh Shqipërinë me botën, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për një numër gjithnjë në rritje pasagjerësh.

Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht shënoi rritje me 9%, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë.

Gjatë kësaj periudhe u realizuan 42 462 fluturime me një rritje prej 2% krahasuar me 8-mujorin e 2024.

Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve.