Kina vendos rekord botëror Guinness: Jep shfaqje spektakolare me 16000 dronë në qiell!
Më 17 tetor, gati 16,000 dronë ndriçuan qiellin mbi Liuyang, në Provincën Hunan të Kinës qendrore, duke formuar një pemë gjigante dhe një lule të madhe në një nga shfaqjet më mbresëlënëse të dritës dhe teknologjisë në botë. Në fakt, shfaqja pritet të hyjë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, për numrin e mjeteve fluturuese pa pilot të përdorura.
Mijëra spektatorë u mblodhën në qytet, ndërsa miliona e ndoqën spektaklin në internet. Liuyang, i njohur si “kryeqyteti i fishekzjarrëve” i Kinës, organizon shfaqje unike dritash dhe tingujsh çdo të shtunë në mbrëmje që tërheqin vizitorë nga e gjithë vendi dhe jashtë vendit.
Shfaqja, e titulluar “Letra e Dashurisë Drite e Liuyang-ut për Botën”, shihet si një mesazh simbolik shprese, uniteti dhe kreativiteti. Formacionet mbresëlënëse të dronëve ndriçuan qiellin në harmoni me muzikën dhe fishekzjarrët, duke krijuar një spektakël që, sipas organizatorëve, “kombinon artin tradicional të fishekzjarrëve me inovacionin e epokës dixhitale”.
Ngjarja pritet të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness për numrin më të madh të dronëve të përdorur njëkohësisht në një performancë ajrore.
Përtej dimensionit të saj teknologjik, shfaqja ofroi – siç theksuan organizatorët – “një prekje romance që i përket të gjithëve, duke ndriçuar qiellin dhe zemrat e spektatorëve”.
China just broke the world record again for the largest drone swarm.
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 19, 2025
15,947 drones were used in the synchronized drone show.
The military significance of ever-growing AI drone swarms is obvious pic.twitter.com/VFNg6C3r5k
