Ishte e fshehur tek rrënjet e ullirit/ Shpërthen granata e dorës, lëndohet 85-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës.
Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri.
I moshuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

