VIDEO/ Ndeshja me Serbinë, Ilir Meta kujton supergolin e Kushtës në Beograd: Forca Shqipëri

Presidenti i burgosur i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka uruar suksese kombëtares së Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë stadiumin e Leskovacit.

Meta ka kujtuar supergolin e Sokol Kushtës në Beograd.

Mesazhi i presidentit të PL-së, Ilir Meta:

Bashkë me urimin për një mbrëmje të paharrueshme  i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë me këtë supergol të legjendës Sokol Kushta në Beograd, që shpresoj të frymëzojë sonte çunat kuqezi!

FORCA SHQIPËRI, sot dhe përgjithmonë me ty!