Lufta në Gaza, Vance: Pengjet mund të lirohen në çdo kohë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 15:06
Ankthi midis familjeve të pengjeve izraelite në lidhje me lirimin e tyre nga Hamasi po intensifikohet.
Informacioni që qarkullon orët e fundit është konfuz, ndërsa në këtë kontekst, zëvendëspresidenti i qeverisë amerikane, në një intervistë që dha, theksoi se kjo mund të ndodhë në çdo kohë.
“Pengët mund të lirohen nga Gaza në çdo kohë”, tha Vance, duke folur për NBC News.
Ai shtoi gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të vendosin forca ushtarake në Rripin e Gazës ose në Izrael”.

