BE-ja do të përfaqësohet nga Antonio Costa në samitin e Gazës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 11:44
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa do të përfaqësojë bllokun në samitin e paqes të Gazës që do të mbahet të hënën në Sharm el-Sheikh, Egjipt, njoftoi sot një zëdhënës.
Costa do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të planit të paqes në Lindjen e Mesme të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ky plan ofron një mundësi reale për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe BE është plotësisht e angazhuar për të mbështetur këto përpjekje dhe për të kontribuar në zbatimin e tij”, theksoi zëdhënësi i udhëheqësit evropian.
