Leo Messi nuk do të luajë me Argjentinën, por me Inter Miamin në ndeshjen ndaj Atlantës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 10:13
Ndërsa Argjentina përballet me Venezuelën në një ndeshje miqësore të premten në mbrëmje në stadiumin Hard Rock në Miami, Lionel Messi, i cili jeton në Florida për dy vitet e fundit, nuk do të marrë pjesë në ndeshje.
Fedrata Argjentinase e Futbollit ka pranuar kërkesën e Inter Miami për të liruar fituesin e tetë herë “Topit të Artë”, në mënyrë që ai të mund të luajë një ndeshje të rëndësishme me klubin e tij kundër Atlanta United FC të shtunën në mbrëmje.
Nëse lodhja nuk është shumë e madhe, Messi, i cili mund të jetë duke jetuar muajt e tij të fundit me ekipin kombëtar, mund t’i bashkohet Albicelestes për ndeshjen e tij të dytë kundër Porto Rikos, natën e së hënës ndaj të martës në Soldier Field në Çikago.
