Mbahet tubim pro-Palestinës në Londër, arrestohen nga Policia disa persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2025, 16:56
Një "numër i vogël" arrestimesh është bërë në një demonstratë pro-Palestine në Londër.
Sipas mediave të huaja, Policia Metropolitane tha se një grup kundër-protestuesish shkelën kushtet e vendosura për marshimin, gjë që çoi në një "përleshje midis disa individëve".
"Oficerët shkuan shpejt në vendngjarje për të ndarë të përfshirët, duke bërë që një numër i vogël personash të arrestoheshin", tha policia. Qindra mijëra protestues pro-palestinezë pritet të mblidhen për një marshim dhe fjalime në qytet.
Policia ka marrë masa për të parandaluar një përplasje midis marshuesve pro-Palestinezë dhe kundërprotestuesve të Lëvizjes “Stop The Hate”.
