Marrëveshja për paqe në Gaza/ Merz: Gjermania do të ofrojë 29 milionë euro ndihmë humanitare
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të premten se Gjermania do të ofrojë 29 milionë euro ndihma të menjëhershme humanitare për Gazën .
Vendimi i kancelarit gjerman për ndihmat, vjen pas ratifikimit të armëpushimit nga Izraeli me grupin militant palestinez Hamas
"Ne po ofrojmë 29 milionë euro për ndihmë humanitare. Së bashku me Egjiptin, do të ftojmë në një konferencë rindërtimi për Gazën", tha Merz në platformën X.
Gjermania, theksoi kreu i qeverisë, do të marrë përgjegjësinë në procesin e paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Armëpushimi do të monitorohet nga një task forcë e përbashkët prej 200 trupash dhe personeli ushtarak amerikan nga Egjipti, Katari, Turqia dhe ndoshta Emiratet, siç raportoi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në një telefonatë.
Për më tepër, Komanda Qendrore e SHBA-së do të krijojë një "qendër koordinimi civil-ushtarak" në Izrael, që do të ndihmojë në lehtësimin e rrjedhës së ndihmës humanitare, si dhe ndihmën logjistike dhe të sigurisë në Gaza. IDF do të tërhiqet në Vijën e Verdhë të treguar në hartat e marrëveshjes brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet e gjallë brenda 72 orëve.
