Marrëveshja për Gazën / Shala: Një ngjarje e shënuar, por duhet të ecim me optimizëm të matur

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, në një lidhje për "Ora News", e cilësoi armëpushimin një zhvillim të rëndësishëm, por theksoi nevojën për kujdes dhe optimizëm të matur.

" Kjo është një ngjarje e shënuar megjithëse duhet të ecim pak me optimizëm të matur sepse është vetëm faza e parë e gjithsesi kjo ka qenë e mirëpritur.

Ka qenë pjesë e punës së palodhur që ka bërë presidenti Trump, me disa lider të vendeve arabe dhe vendeve islamike. Ka qenë një punë në ekip dhe erdhi si pasojë e rritjes së trysnisë ndërkombëtare, sidomos me njohjet e fundit në prag të takimit ditor të asamblesë, ku Franca dhe Anglia si dy shtetet kryesore të BE-së të NATO-s por edhe anëtarët e hershëm të Këshillit të Sigurimit, këmbëngulën dhe realizuan njohjen e shtetit të Palestinës.

Kjo u shoqërua me shumë njohje të tjera dhe kjo rriti në maksimum trysninë edhe ndaj Izraelit, që për hir së vërtetës reputacioni i të cilit kishte vajtur deri në fund, si nuk ka qenë asnjëherë në historinë e tij, në këto nivele të ulëta të reputacionit.

Nga ana tjetër rriti trysninë e presidentit Trump, i cili më pas duke vlerësuar këtë situatë, organizoi atë takimin në New York që u bë me liderët kryesorë të botës", u shpreh Shala.