Ish-trajneri i kuqezinjve/ Ari Han rikthehet në Shqipëri për organizimin e veçantë
Sfida 17 Nëntori (Tirana)-Ajaks, e luajtur në shtatorin e vitit 1970 dhe që u mbyll 2-2, vijon të përkujtohet.
Nesër do të organizohet një event në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm do të jenë presidenti i FSHF-së Armand Duka, si edhe Ari Han me Rud Krol.
Sfida luhej pikërisht në stadiumin “Qemal Stafa” ku tashmë është ngritur “Air Albania”.
Ky takim sjell nostalgji, teksa ish-trajneri i Kombëtares, Ari Han, do të jetë i pranishëm.
Njoftimi i FSHF-së:
“Nesër, e enjte (datë 9 tetor), në ora 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të zhvillohet një event i organizuar nga FSHF dhe Ambasada Holandeze me rastin e 55-vjetorit të ndeshjes së famshme, 17 Nëntori-Ajaks.
Në event merr pjesë Presidenti i FSHF, Armand Duka, dy ish-futbollistët e njohur holandezë, Ari Han e Rud Krol si edhe personalitete të tjera.
Eventi do të nisë në sallën e konferencave të stadiumit dhe më pas do të vijojë në ekspozitën e krijuar enkas për atë ndeshje historike në hyrje monumentale të stadiumit”.
