UEFA kujton golat spektakolarë të Jasir Asanit, pak ditë para përballjes së Shqipërisë me Serbinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2025, 17:30
Faqja zyrtare e UEFA-s për kombëtaret e meshkujve i ka kujtuar golat spektakolarë të Jasir Asanit me fanellën e Shqipërisë.
Kjo vjen vetëm pak ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Asani realizoi disa gola të jashtëzakonshëm për kuqezinjtë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
