ZYRTARE/ Flamurtari nuk humb kohë, prezanton trajnerin e ri

Flamurtari ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës.

Në stolin e ekipit vlonjat do ulet Francesco Moriero.

Postimi:

New Coach, New Era!
Njoftojmë me kënaqësi emërimin e Francesco Moriero si trajnerin e ri të skuadrës sonë.
Me një karrierë të pasur si futbollist në Serie A dhe përvojë të gjerë si trajner në Itali dhe jashtë saj, Moriero sjell profesionalizëm, pasion dhe vizion të qartë për zhvillimin e ekipit.
Bashkë drejt objektivave të mëdha.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Mister Francesco Moriero!