Offset pranon se e tradhëtoi Cardi B: Bëra shumë gabime, duhet ta kisha respektuar më shumë

Reperi Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, ka folur hapur për gabimet që bëri gjatë martesës së tij shtatëvjeçare me Cardi B, duke pranuar tradhtinë që ndikoi në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Gjatë një intervistë në emisionin “Baby, This Is Keke Palmer”, Offset pranoi gabimet gjatë marrëdhënies me këngëtaren e njohur.

“Absolutisht nuk isha perfekt në atë situatë. Bëra shumë gabime. Ka shumë gjëra që i bëra gabim, dhe ajo gjithashtu bëri gabime”, tha Offset.

Reperi 33-vjeçar shtoi se divorci i tyre që po ndodh para publikut e ka bërë gjithçka edhe më të vështirë.

“Duhet ta kisha respektuar shumë më tepër, e kuptoni çfarë dua të them? Mora vendime të këqija si burrë, për shembull tradhtinë”, shtoi reperi.

Për shkak të tradhtisë së tij, Offset pranoi se ishte i detyruar të pranonte vendimin e Cardi B për të paraqitur kërkesën për divorc në korrik 2024 por megjithatë, ai theksoi se ata kishin fëmijë për të cilët jetonin dhe se prindërimi mbetet përparësia kryesore për të dy.