Apple me drejtues të ri/ Kandidati kryesor për drejtimin e gjigandit të teknologjisë John Ternus

Apple duket se ka përzgjedhur drejtuesin e ri të kompanisë që do të zëvendësojë Tim Cook.

Bloomberg zbulon se kandidati kryesor  është John Ternus, që aktualisht është zëvendëspresidenti i lartë i inxhinierisë së Apple.

Emri i Ternus duket më i avantazhuar për disa arsye, përfshirë faktin se ai është i pëlqyer brenda gjigandit Apple, njeri i besuar i Tim Cook, teksa e favorizon ndër të tjera edhe përvoja e tij në inxhinieri.