Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dili: Jemi mobilizuar, fushata është e qetë dhe pa incidente
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 17:40
Kandidati në radhët e AAK, Visar Dili në një intervistë në Ora News u shpreh se në Kosovë është një fushatë e qetë dhe pa incidente.
Dili: Sigurisht ka filluar numërimi mbrapsht.
Kemi ditët e fundit.
Jemi mobilizuar ti kontaktojmë ata persona të cilët në një farë forme na kanë premtuar që do të na përkrahin dhe kanë qenë vazhdimisht me ne.
Gjithçka nëse flasim sa i përket fushatës së përgjithshme, jo vetëm në Prishtinë por në të gjithë territorin e Kosovës kemi një fushatë të qetë, pa incidente.
Vazhdon të kemi një kulturë zgjedhore këtu në Kosovë, pra problematika të mëdha nuk kemi.
Janë problematikat e vogla, ngacmimet mes kandidatëve.
