Serbi: Tragjedi në Danub, varka përmbyset, ndërron jetë një person dhe tre të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 09:59
Një varkë u përmbys mbrëmjen e së dielës në lumin Danub, pranë qytetit Baçka Palanka, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Sipas mediave lokale, në bord ndodheshin një shtetas serb, drejtuesi i mjetit lundrues, dhe 10 shtetas kinezë.
Sipas të dhënave jozyrtare, një trup i pajetë është nxjerrë nga ujërat e ftohta të Danubit.
Grupet e specializuara të kërkim-shpëtimi janë kryesisht nga Serbia dhe Kroacia.
Sipas informacioneve ata janë duke kërkuar për tre persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
