TAYLOR SWIFT THYEN TJETËR REKORD/ “The Life of a Showgirl” shitet mbi 300 mijë kopje në Britani

Taylor Swift ka arritur një tjetër sukses historik me albumin e saj të ri The Life of a Showgirl, duke thyer rekordet e shitjeve si në Britani ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara. Projekti i saj i 12-të konfirmon dominimin absolut të këngëtares në industrinë e muzikës botërore.

Taylor Swift ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj të fundit, The Life of a Showgirl , i cili ka thyer rekordet e saj të shitjeve në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2025.

Albumi ka shitur 304,000 kopje që nga premtja, duke tejkaluar debutimet e dy albumeve të saj të mëparshme. Me vetëm tre ditë të regjistruara, ky është rezultati më i lartë që nga albumi Divide i Ed Sheeran në vitin 2017.

Swift ka dominuar edhe në tregun amerikan, me 2.7 milionë kopje të shiturës vetëm ditën e parë. Albumi ka arritur në 1.2 milion kopje vetëm nga fansat e saj, të njohur si “Swifties”. Kjo është java më e suksesshme për këngëtaren dhe e dyta në historinë e shitjeve të albumeve që nga viti 1991.

Suksesi i saj është edhe më domethënës në një kohë kur tregu i albumeve në shitje është në rënie.  Sëift nuk ka dominuar vetëm muzikën, por edhe kinematë, me 46 milionë dollarë të fituar nga shfaqja e filmit Taylor Sëift: The Official Release Party Of A Showgirl .

Albumi i 12-të i Swift, i shkruar gjatë turneut të verës evropiane të kaluar, një histori dashurie me Travis Kelce dhe reflektime të sinqerta mbi industrisë e muzikës.