FOTO/ Aktorja e njohur befason me ndryshimin drastik në peshë dhe "habit" me rrëfimin e saj
Aktorja dhe komediania Amy Schumer ka udhëtuar së fundmi në Las Vegas me miqtë e saj, Alex Saks dhe Jillian Bell, ku ndau një foto që tregon humbjen e saj të ndjeshme në peshë. Postimi i saj u pasua nga një sërë komentesh nga fansat, të cilët vlerësuan transformimin e saj.
Schumer më parë ka folur hapur për procesin e humbjes së peshës, përfshirë përvojën e tmerrshme me “Ozempicun” dhe zbuloi se ka vendosur t’i nënshtrohet “liposuksionit” në vitin 2022.
“E provova Ozempicun pothuajse tre vjet më parë dhe isha, sikur isha e shtrirë në shtrat. Po villja dhe nuk kisha energji, por të tjerë po e marrin dhe të gjithë duket se janë mirë”, tha ajo.

Ajo pranoi më tej se simptomat që përjetoi pas marrjes së këtij ilaçi nuk ia vlenin humbjes së shpejtë të peshës.
Ajo foli gjithashtu për këtë ilaç dhe procesin e humbjes së peshës në vitin 2023 në emisionin “Watch What Happens Live” ku tha: “Ji e sinqertë me njerëzit. Kur vendosa të bëja liposuksion, e thashë publikisht, nuk fsheha asgjë.”
Schimer zbuloi së fundmi se kishte gjetur një kombinim ilaçesh që i dha rezultate të mira dhe theksoi se është e rëndësishme të jetë gjithmonë transparente në lidhje me humbjen e peshës dhe shëndetin e saj. “Të gjithë i bëjnë këto gjëra para kamerave, doja vetëm të isha e sinqertë për këtë,” tha ajo.


